RTSH 24 Live

Kuriozitete

Bookniture, libri që kthehet në mobilje

20/02/2021

Bookniture, libri që kthehet në mobilje

Një dizenjues nga Hong Kongu ka nxjerrë një libër revolucionarizues që transformohet në mobilje. Ky krijim i quajtur Bookniture mund të hapet dhe të bëhet karrige ose tavolinë e vogël. E bërë nga një letër ricikluese, njerëzit mund ta marrin atë me vete si një karrige portative, ose ta lënë në shtëpi si një mobilje shtesë. Ky libër me përmasa 33cm x 18 cm, zmadhodhet 14 herë më shumë kur hapet dhe mund të mbajë një peshë deri në 1 kuintalë. Ai është me dy ngjyra, kafe ose e zezë lëkure, dhe mund të blihet për 57 paund në faqen e internetit Kickstarter.