RTSH 24 Live

Ekonomi

Bonot e thesarit, norma e interesit u rrit në 1.59%

20/01/2022

Bonot e thesarit, norma e interesit u rrit në 1.59%

Bonot e thesarit me maturim 12-mujor u emetuan me një normë interesi mesatar prej 1.59%, nga 1.57% që ishte ky tregues në ankandin e mëparshëm.

Banka e Shqipërisë bëri të ditur se, në ankand u emetua e gjithë vlera e parashikuar prej 9.2 miliardë lekësh, ndërsa vlera totale e kërkesave të paraqitura ishte 10 miliardë lekë.

Ekspertët e bankës shprehen se, rritja graduale e normave të interesit për bonot e thesarit, në muajt e parë të këtij viti është e pritshme.

Sipas tyre, kjo lidhet me një rritje graduale të normave të interesit në tregjet financiare, teksa edhe Këshilli Mbikqyrës i BSH-së ka dhënë sinjale për rritjen e normës bazë të lekut për periudhën në vijim.