RTSH 24 Live

Ekonomi

Bonot e thesarit me afat 12 mujor u shitën me interes 1.15%

21/07/2021

Bonot e thesarit me afat 12 mujor u shitën me interes 1.15%

Interesat e bonove të thesarit me maturim 12-mujor shënuan rritje në muajin korrik të këtij viti, shkruan ATSH.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, bonot e thesarit me afat 12 mujor, u shitën në ankandin e kësaj jave me interes (yield) 1.51%, nga 1.45% që ishte ky tregues në ankandin e mëparshëm.

Në këtë ankand u shitën 8.2 miliardë lekë, ndërsa kërkesat në ankand arritën vlerën totale  9.7 miliardë lekë.

Edhe në ankandin e bonove të thesarit me afat 3 mujor, javën e kaluar interesi mesatar shënoi një rritje me 0.99%, nga 0.96% në ankandin e mëparshëm.