RTSH 24 Live

Politikë

Bojkoti i avokatëve, PD kërkon seanca dëgjimore me KLGJ, KLP, Ministrin Manja dhe Dhomën Kombëtare të Avokatisë

01/07/2022

Bojkoti i avokatëve, PD kërkon seanca dëgjimore me KLGJ, KLP, Ministrin Manja dhe Dhomën Kombëtare të Avokatisë

Deputetja Dhurata Çupi ka kërkuar në Komisionin e Ligjeve seanca dëgjimore me KLGJ, KLP, Ministrin e Drejtësisë dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Sipas deputetes demokrate, bojkoti i seancave të masave të sigurisë nga avokatët është një çështje sensitive dhe sipas saj duhen marrë masa.

"Kërkojmë të dimë datën kur do të zhvillohet seanca dëgjimore me KLGJ, KLP, Ministrin e Drejtësisë dhe Dhomën Kombëtare të Avokatisë. Siç dihet sot qytetarët nuk përfaqësohen në procese gjyqësore pasi Dhoma e Avokatisë nuk merr pjesë në gjyqe. Është çështje sensitive dhe duhet të njihen qytetarët me datën e dëgjesës dhe marrjen e masave",  tha Çupi.

/rtsh.al/