RTSH 24 Live

Teknologji

BMW lë pas Mercedesin sa i përket shitjes së veturave gjatë nëntë muajve të këtij viti

12/10/2021

BMW lë pas Mercedesin sa i përket shitjes së veturave gjatë nëntë muajve të këtij viti

Kompania gjermane BMW gjatë nëntë muajve të këtij viti në mbarë botën ka shitur 1.703.080 vetura (rritje prej 19.3 për qind), derisa Mercedesi në të njëjtën periudhë.

MINI gjatë këtyre muajve shiti 224.838 mjete, e në anën tjetër Smart 26.676. Pra mbetet të shihet sesi do të zhvillohet situata deri në fund të vitit, transmeton Telegrafi.

Rolls-Royce Motor Cars shiti 4.318 vetura (një plus prej 62.9 për qind). Në total BMW Group (BMW, MINI dhe Rolls-Royce) për nëntë muajt e këtij viti, shiti 1.932.236 vetura, që është një rritje prej 17,9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

BMW Group dhe Daimler kanë shënuar rritje të shitjes së vetura elektrike dhe plug-in hibrid.

Mercedesi shiti 61.652 vetura elektrike dhe plug-in hibrid. Në anën tjetër BMW Group arriti t’ia dorëzojë klientëve 78.333 vetura të njëjtës kategori.