RTSH 24 Live

Aktualitet

Bllokimi i Rinasit, Meta: Po cënohet siguria kombëtare e ndërkombëtare, kontrollorët të rinisin punën

07/04/2021

Bllokimi i Rinasit, Meta: Po cënohet siguria kombëtare e ndërkombëtare, kontrollorët të rinisin punën

Presidenti Ilir Meta, ka dalë në një konferencë për shtyp në lidhje me pezullimin e fluturimeve në Rinas, pasi kontrollorët ajror vendosën të vetëshpalleshin të paaftë për të punuar për shkak të stresit që u ka shkaktuar ulja e pagave të tyre. Zoti Meta tha se ai është njohur me shqetësimet e tyre më 31 mars, ku ka pasur një takim dhe u ka kërkuar që të vijojnë punën pa ndërprerje, pasi kjo është një çështje jetike për qytetarët dhe madhore për sigurinë kombëtare. Meta shtoi se ai i ka kërkuar qeverisë që të zgjidhë çështjen përmes dialogut.

"Cenon seriozisht jo vetëm detyrimet e shtetit ndaj qytetarëve vendas dhe të huaj, jo vetëm sigurinë kombëtare por dhe sigurinë ndërkombëtarë, jemi vend anëtarë i NATO-s kemi detyrimet tona, është një mesazh shumë i gabuar dhe një lënie nervash nga të dyja palët. Prej më shumë se 10 muajsh shoqata e kontrollorëve ka ngritur shqetësimet saj, ndaj institucioneve tona por edhe atyre europiane ku ne kemi detyrimet tonë dhe janë mjaft të vëmendshëm ndaj hapësirës sonë që është edhe e NATOS. Unë kam pasur me ta një dialog më 31 mars dhe një takim që është bërë publik dhe ka një qëndrim të qartë për presidentin e dhe për publikun. Ata më thanë se të drejtat e tyre ishin cenuar dhe kundërshtonin pezullimin e të drejtave të fituara për një periudhë të pacaktuar. U kam thënë kontrollorëve që të vijonin të ushtronin detyrën e tyre pa asnjë ndërprerje pasi kjo është një çështje jetike dhe madhore për sigurinë kombëtare por dhe detyrim madhor si anëtar i NATO. Në çdo kohë duhet të kontrollohet cilësia e punës dhe duhet të vijojnë punën pavarësisht cenimit të të drejtave, pasi do të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje dhe se ishte detyrim i tyre të vijojnë punë dhe jo për hatër të qeverisë apo meje. U kam kërkuar që qeveria dhe institucionet përgjegjëse të japin zgjidhje përmes dialogut", tha Meta.

Presidenti Meta ka pranuar për herë të parë, se gjatë protestave për vrasjen e Klodian Rashës nga policia, ka kaluar Covidin. Meta theksoi se për Aeroportin “Nënë Tereza” ndoshta nuk ka zgjidhje daneze, por një zgjidhje si në Kosovë a në Maqedoninë e Veriut mund të ketë.

“Siç iu kam thënë edhe kontrollorëve, për shkak të pandemisë, duhet të jeni realist tek zgjidhja. Paga sa vendet e rajonit duhet të japim, që siguria kombëtare të mos cenohet. Tensioni është marrëzi.  Ftoj ambasadorët e huaj që të bëjmë konferencë online dhe të gjejmë zgjidhje. Kur bëheshin protestat për vrasjen e Klodian Rashës nga policia, isha tek Rezidenca e Presidencës, i infektuar me Covid.

Kur Stresi me një thirrje po rrëzonte qeverinë, më akuzonin mua se nxisja minorenët. Kontrollorët kanë të drejtë për zgjidhje. Zgjidhje daneze nuk ka, por si në Kosovë e në Maqedoni të Veriut ka”, deklaroi Meta.