RTSH 24 Live

Aktualitet

Bllokimi i mjeteve lundruese/ Pronarë dhe administratorë protestë para Policisë kufitare Vlorë: Vendimi i padrejtë

06/08/2022

Bllokimi i mjeteve lundruese/ Pronarë dhe administratorë protestë para Policisë kufitare Vlorë: Vendimi i padrejtë

Pas tragjedisë së Himarës ku 7-vjeçarja Jonada Avdiu u përplas për vdekje nga një gomone në breun e detit të Potamit, asnjë mjet lundrues nuk u lejua që të dilte në det. Lajmi që u konfirmua edhe nga Drejtori i ri i Policisë Kufitare në Vlorë Eduard Sulejmani, nxiti protestën e pronarëve dhe administratorëve të mjeteve lundruese të cilët dolën sot (6 gusht) para Policisë Kufitare duke e konsideruar vendimin si të padrejtë.

Një prej pronarëve të mjeteve lundruese teksa i është bashkuar dhembjes së familjes së Jonadës, ka bërë me dije para mediave se është i pajisur me të gjitha dokumentacionet përkatëse dhe se ky vendim po ndikonte në ekonominë e familjes së tij.

Bashkohemi me dhimbjen e familjes që humbi vajzën në atë aksident tragjik që është një tragjedi që të gjithë e kuptojnë por si pasojë e saj na kanë bërë një padrejtësi që po na lë pa bukë. Të gjithë ne jemi dëshmitarë. Na u pat urdhëruar që nuk do dilni në det. Unë disponoj mjete me licensë, kemi dokumente përkatës, na vjen policia kufitare dhe ia paraqesim të gjitha dokumentet e mjeteve, të gjithë faturat e prera, listpagesën. Pa asnjë shkresë zyrtare na thonë s’do ikni në punë.Ne këto 10 ditë presim për të gjithë shpenzimet e vitit. Në fillim s’kishte asgjë të urdhëruar. Shkova në stacionin e policisë në Triport, i çoj të gjithë dokumentacionin, i mbajti shënim të gjitha, çova dhe pagesat e fiskalizuara e më tha je në rregull, vazhdoni punë. Të nesërmen më ndodhi historia e çuditshme. Me 30 të huaj na ndalojnë mjetet e na thonë kemi urdhër. U kthyem. Të nesërmen ishte krimi ekonomik, Interpoli, kufitarja, të gjithë ne si dele i çuam dokumente dhe këta miqtë pa bërë asnjë kontroll i marrin këta dokumente dhe thonë do verifikohen. Po ne çfarë do bëjmë ndërkohë. Kur do verifikohen, në dhjetor. I thamë gjobë maksimale ose burg nëse e meritojmë”, tha një prej pronarëve të mjetit lundrues.

Ndërsa një prej efektivëve të policisë kufitare, ka sqaruar protestuesit për rregullat që duhet të ndjekin, ndërsa iu bën me dije protestuesve se pas kontrolleve të dokumentacioneve përkatëse do lejohen të punojnë.

Do keni parasysh zbatimin e rregullave të lundrumit. Do kenë se sbën salvagenta. Në rast se do konstatohet një shtetas mbi kapacitetin e mjetit, mjeti do bllokohet. Do keni kujdes në hyrje-daljet e korridoreve. Jeni dëshmitarë ccfarë ndodhi. Duhen marrë masa që të mos ndodhin këto gjëra”, tha efektivi.

/rtsh.al/