RTSH 24 Live

Politikë

Bllokimi i aeroportit, Rama përplaset me Metën

07/04/2021

Bllokimi i aeroportit, Rama përplaset me Metën

Bllokimi i fluturimeve në aeroportin “Nënë Tereza”, aeroporti i vetëm ndërkombëtar i Shqipërisë, duket se ka çuar në një përplasje të fortë mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta.
Kryeministri e quan “grusht shtetit” me qëllim rrëzimin e qeverisë. Ai bën përgjegjës presidentin Meta dhe ish kryeministrin Berisha. "Humoret vulgare të IM ndërkohë që një grup i nxitur prej tij dhe Saliut, kanë kryer aktin e rëndë të bllokimit të aktivitetit të aeroportit “Nënë Tereza”, thjesht rikonfirmojnë se IM është nxitës i kësaj goditjeje të çmendur e s’ka shqiptar që s’e kupton pse! Po s’do ia dalin jo!' Shkruan zoti Rama në Twetter.
“Qeverisë së 1 Prillit do t’ia jap sot pasdite nga Vlora përgjigjen për çështjen e Aeroportit të Rinasit, si çështje shumë e rëndësishme e sigurisë kombëtare dhe e detyrimeve ndërkombëtare. Nëse është hapur Aeroporti i Vlorës, konferencën e shtypit do e bëjmë atje, por nëse jo, në një ambient tjetër të përshtatshëm për të cilin gazetarët do të njoftohen në kohë. Ftohet dhe “Tërmeti” të marrë pjesë për shkak të përvojës së tij me aeroportet, fluturimet dhe jo vetëm" përgjigjet në Facebook zoti Meta. Më parë ai u kërkoi kontrollorëve rikthimin në punë dhe qeverisë i kërkon të shqyrtojë me kujdes kërkesat e protestuesve. 
Në këtë përplasje është përfshirë edhe kreu i opozitës Lulzim Basha i cili shkruan ndaj Ramës se "E di se do të humbasë, prandaj po përdor çdo marifet të pisët".