RTSH 24 Live

Botë

Blinken : SHBA do të sigurojë që furnizimi global me energji nuk do të ndërpritet !

27/01/2022

Blinken : SHBA do  të sigurojë që furnizimi global me energji nuk do të ndërpritet !

SHBA po ndërmarrin hapa për të siguruar që furnizimi global me energji nuk do të ndërpritet edhe nëse Rusia zgjedh të armatizojë gazin e saj natyror. Deklarata e fortë është bërë nga Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, sipas një njoftimi nga Ambasada e SHBA në Tiranë. “Ndërsa ne po ndërmarrim hapa për të siguruar që furnizimi global me energji nuk do të ndërpritet – edhe ky është një fokus i rëndësishëm – nëse Rusia zgjedh të armatizojë gazin e saj natyror duke shkurtuar furnizimin në Evropë edhe më shumë sesa është bërë tashmë, ne jemi në diskutime me qeveritë dhe prodhuesit kryesorë në mbarë botën për rritjen e kapaciteteve të tyre” citohet të ketë thënë zoti Blinken.