RTSH 24 Live

Sociale

Bletaria me ligj të ri, i munguar prej vitesh

20/05/2022

Bletaria me ligj të ri, i munguar prej vitesh

Slovenët janë popull që nuk mund të mos identifikohen edhe si bletërritësit më të njohur në rajon e më gjerë. Ambasadori i Slovenisë në Shqipëri ka zgjedhur Ditën Botërore të Bletëve për të shkëmbyer me përfaqësuesit e bletërritësve shqiptarë, por edhe kreun e bujqësisë shqiptare, Frida Krifca, përvojën dhe angazhimin e tij për këtë sektor të rëndësishëm. Dhe për këtë ka zgjedhur një mjedis tradicional shqiptar për të përmendur atë që ka pasur si synim, ligjin për blerërritësit shqiptarë, një angazhim që e sheh sot si realitet, kur drafti i ministrisë është gati për diskutim.

Jam i kënaqur dhe iu përshëndes që e mbajtët premtimin lidhur me draftin e ligjit për bletarinë që kompleton legjislacionin sipas standardeve europiane te kombunuar me traditën më të mirë të vendit. Do të jem i kënaqur të ndaj praktikën më të mirë slovene më partnerët shqiptarë”, tha Ambasadori i Slovenisë në Shqipëri

Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca ka falendëruar ambasadorin dhe ka thënë se i bashkohet një rituali të shtetit sloven, siç është mëngjesi i bletëve. Ministrja ka treguar edhe rrugën që është ndjekur  për të hartuar ligjin e shumëkërkuar prej vitesh nga ky komuniteti.

Prej vitesh dëgjojmë se duhet të shpëtojmë bletët për të shpëtuar veten. E gjitha filloi me një citim të famshëm nga Ajnshtajni, që u dha njerëzve vetëm katër vjet jetë, pasi bletët ishin zhdukur.

Më 20 maj, në mbarë botën festohet “Dita Botërore e Bletës”, e krijuar për të na kujtuar rëndësinë e zhurmës më të rëndësishme në botë dhe për të shpjeguar se si ta mbrojmë atë. Nga afërsisht 1,400 bimë në botë që prodhojnë ushqimin që hamë tre herë në ditë, 365 ditë në vit, pothuajse 80% kërkojnë pllenim, jo vetëm nga bletët shtëpiake dhe të egra. Në Shqipëri sektori është zhvilluar nga viti në vit ndërsa rregullimi ligjor tani sjell një sektor të zhvilluar sipas standardeve europiane.

/rtsh/