RTSH 24 Live

Sociale

Blegtoria dhe ekoturizmi në Nikël, fshati Kurçaj me pasuri dhe burime natyrore

09/06/2023

Blegtoria dhe ekoturizmi në Nikël, fshati Kurçaj me pasuri dhe burime natyrore

Fshati Kurçaj që ndodhet në njësinë ADM Nikël, në pjesën e vargmaleve të Skëndërbeut, është një prej vendodhjeve më të veçanta të kësaj zone ende të paeksploruar.

Ura karakteristike e cila ndodhet në skajin verior të fshatit ka një histori që nga koha e pushtimit otoman. Një zonë turistike e cila më shumë është e njohur nga turistë të huaj, të cilët mahniten me bukuritë e natyrës.

Banorët e zonës merren kryesisht me bujqësi dhe blegtori.

Skënder Shima, 53 vjeçari i cili gjithë jetën ja ka kushtuar mbarshtrimit të blegtorisë dhe shpendëve tregon për fshatin, më së shumti për aktivitetin e tij në mbarështrimin e blegtorisë.

Janë disa klientë që kanë preferuar prodhimet ndaj dhe ata janë të kënaqur dhe të gjitha preferojnë të vijnë në fshat të marrin prodhimet, që janë tërësisht bio dhe të shëndetshme.

Skënderin më së shumti e ndihmon bashkëshortja të përgatisë nëproduktet e qumështit, por ajo është edhe shume e apasionuar për lulet dhe gjelbërimin e ambjeteve të shtëpisë.

Kurçaj është fshat me mrekulli natyrore që ruan histori që nga Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti dhe me atraksionet e shumta turistike është një zonë e cila mbetet e lakmuar prej turistëve.

Gazetar: Norel Zaimi

/RTSH/