RTSH 24 Live

Botë

Bisedimet Riad-Tel Aviv/ Arabia Saudite tërhiqet nga negociatat për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin

18/09/2023

Bisedimet Riad-Tel Aviv/ Arabia Saudite tërhiqet nga negociatat për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin

Arabia Saudite pritet të tërhiqet nga negociatat me qeverinë ekstreme të Benjamin Netanyahu për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin, shkruan Jerusalem Post.

Në artikull thuhet se Arabia Saudite tashmë ka njoftuar administratën e Joe Bidenit për vendimin e saj që të mos marrë pjesë në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve.

Teksti thekson se “natyra ekstremiste e qeverisë së djathtë izraelite të udhëhequr nga Netanyahu po ‘prish’ çdo mundësi për afrim me palestinezët, dhe rrjedhimisht edhe me sauditët”.

Arabia Saudite thuhet se po  shtynë marrëveshjen e mundshme të paqes, ndër të tjera, edhe për shkak të vendimit të Netanyahut për të emëruar ministrat e Sigurisë Kombëtare dhe Financave nga ekstremit i djathtë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është shprehur më herët se Arabia Saudite i kishte informuar se një marrëveshje nuk do të arrihet nëse nuk zgjidhen çështjet palestineze.

Gazetar A.Mata

/RTSH/