RTSH 24 Live

Greqi

Bilanc i zi në Greqi, mbi 8000 të infektuar në 24 orë

17/11/2021

Bilanc i zi në Greqi, mbi 8000 të infektuar në 24 orë

Greqia ka shënuar në 24 orët e fundit një nga ditët më të vështira në këto muaj të gjatë pandemie nga koronavirusit.

Sipas raportimeve ditore të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit u regjistruan 8129 të infektuar të rinj me Covid-19, një nga shifrat më të larta.

80 persona të tjerë humbën jetën, për ta çuar në 17 mijë bilancin e fataliteteve në vendin fqinj që nga nisja e pandemisë.