RTSH 24 Live

Kulturë

Bienalja Ndërkombëtare e Karikaturës, çmimet e para për artistin nga Spanja, David Vela dhe atë italian Gianni Martini

04/12/2022

Bienalja Ndërkombëtare e Karikaturës, çmimet e para për artistin nga Spanja, David Vela dhe atë italian Gianni Martini

Bienalja Ndërkombëtare e Karikaturës “Niko Nikolla” mbyll siparin e edicionit të dytë.  Në mbrëmjen Gala organizuar në Pallatin e Kongreseve, u shpallën çmimet për artistët më të mirë të zhanrit të karikaturës për vitin 2022.

Për temën e parë “Ku shkon po Bota?”, juria ka vlerësuar me çmimin e parë artistin nga Spanja, David Vela. Çmimi i  dytë, ka shkuar për artisten nga Irani, Alireza  Pakdel dhe çmimi i trete, për artistin brazilian Lezio Junior.

Tema e dytë për këtë vit ishte “Portret në karikaturë“, për artistin e nivelit botëror, Agim Sulaj. Çmimi i parë për realizimin më të mirë shkoi për artistin e njohur italian Gianni Martini. Çmimi i dyte për artisten nga Kuba, Aristides Esteban Hernandez, ndërsa çmimi i tretë për artistin kinez,  Liu Qiang.

Përpos çmimeve të tjera speciale që u ndanë për artistë të tjerë nga Shqipëria, Kosova e vende të tjera të botës, siç është bërë traditë që prej edicionit të parë të Bienales së Karikaturës, familja Nikolla ndau edhe “Çmimin e familjes“, i cili shkoi për artistin nga Irani, Hamit Ghalijari, për temën e ndjeshme me të cilën ai ishte prezantuar në këtë Bienale, duke ju përgjigjur temës së përcaktuar: Ku shkon Botë ?, artisti kishte realizuar punimin “Çfarë po i ndodh grave dhe vajzave?”, jo vetëm në Iran por kudo në botë.

Kjo Bienale do të udhëtojë ditën e sotme në qytetin e Pogradecit, qyteti mëmë ku lindi ky aktivitet i rëndësishëm ndërkombëtar që e futi Shqipërinë për herë të parë në harten e karikaturës botërore .

Realizimi i Bienales e Dytë Ndërkombëtare  e Karikaturës ka patur në vetvete edhe qëllime të tjera, si: Propozimi për qeverisë shqiptare të caktimit të një dite në kalendarin  zyrtar , të shpalljes së një ditë zyrtare kushtuar karikaturës shqiptare, botimin një herë në 3 muaj të revistës së Bienales ndërkombëtare të karikaturës  me prurjet me të reja të kësaj gjinie, nisjen e punës për të  krijuar shkollën e karikaturës shqiptare dhe krijimin e sallonit të Karikaturës  botërore në Tiranë.

/rtsh/