RTSH 24 Live

Teknologji

Bie raketa kineze, Spanja mbylli hapësirën e saj ajrore për arsye sigurie

04/11/2022

Bie raketa kineze, Spanja mbylli hapësirën e saj ajrore për arsye sigurie

Spanja ka mbyllur për një kohë të shkurtër hapësirën e saj ajore mbi krahinën verilindore të Katalonjës dhe tre krahinave të tjera pasi mbi territorin e saj pritej të kalonin mbetjet e një rakete kineze për të cilën mediat e huaja raportuan se kishte dalë jashtë kontrollit. "Për shkak të rrezikut që shoqëron kalimin e objektit hapësirnor cz5b në hapësirën ajore spanjolle, ndërpriten fluturimet nga ora 09:38 deri në 10:18 të këtij mëngjesi në katalonjë dhe komunitete të tjera", bëri të ditur Shërbimi Kombëtar i Emergjencave të vendit në llogarinë e tij në twitter. 
Long March CZ-5B), raketa më e fuqishme e Kinës, u nis në datën 31 tetor nga jugu i Kinës për të dorëzuar modulin e fundit të stacionit hapësinor kinez që është aktualisht në ndërtim e sipër . 
Shërbimi europian i vëzhgimit dhe gjurmimit hapësinor u shpreh se pas rihyrjes të objektit në atmosferën e tokës, mbetje të tij mund binin në mes të Atlantikut, por gjithashtu paralajmëruan se Spanja veriore, Portuagalia dhe Italia e jugut ishin brenda trajektores së mundshme të raketës. "Parashikimit megjithatë nuk janë të sigurta, dhe një vlerësim më i mirë do të jetë im mundur kur mjeti të rihyjë në atmosferë, tha ky shërbim. Raketa kineze CZ-5B ndërkohë rihyri në atmosferë dhe  ka rënë në jug të Oqeanit Paqësor Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i komandës hapësinore të Shteteve të Bashkuara. 

/ rtsh.al /