RTSH 24 Live

Botë

Biden vendosë sot sanksione ndaj Rusisë

15/04/2021

Biden vendosë sot sanksione ndaj Rusisë

Shtetet e Bashkuara pritet të të shpallin sot sanksionet ndaj Rusisë  për pretendime të ndërhyrjeve në zgjedhje dhe veprimtari të dëmshme kibernetike.

Sanksionet, në të cilat 30 subjekte pritet të futen në listën e zezë, do të lidhen me urdhra që dëbojnë rreth 10 zyrtarë rusë nga SHBA, raporton The Guardian, përcjell abcnews.al.

SHBA pritet gjithashtu të shpallë masa të reja agresive që synojnë borxhin sovran të vendit përmes kufizimeve në aftësinë e institucioneve financiare të SHBA-së për të tregtuar një borxh të tillë, sipas një burimi.

Sanksionet do të vijnë pjesërisht në përgjigje të një shkelje të sigurisë kibernetike që prek softuerin e SolarWinds Corp që qeveria amerikane ka thënë se ishte orkestruar me gjasë nga Rusia. Shkelja u dha hakerave akses në mijëra kompani dhe zyra qeveritare që përdorën produktet e kompanisë.

Shtëpia e Bardhë, Departamenti i Shtetit dhe Departamenti i Thesarit nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për komente.

Veprimi do të sjellë një tensionin të ri në marrëdhëniet tashmë të ftohta midis Uashingtonit dhe Moskës, e cila ka provuar durimin e perëndimit me një lëvizje ushtarake pranë Ukrainës, së fundmi.

Marrëdhëniet morën gjithashtu tjetër karakter kur muajin e kaluar Biden tha se ai mendonte se presidenti rus Vladimir Putin ishte “vrasës”./RTK