RTSH 24 Live

Botë

Biden takohet me sekretarin e OKB-së, Guterres në New York

21/09/2021

Biden takohet me sekretarin e OKB-së, Guterres në New York

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres në New York.

Biden filloi takimet në New York ku ai mbërriti për takimet e 76-ta të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Ai u takua në hotelin ku qëndron me kreun e OKB-së, Guterres.

Pas takimit të mbajtur me dyer të mbyllura për mediat, Biden dhe Guterres folën për gazetarët.

Biden falënderoi Guterres për udhëheqjen e tij në pandeminë e COVID-19 dhe tha se "Amerika u rikthye. Ne i besojmë OKB-së dhe vlerave të saj".

Duke nënvizuar se të gjitha vendet anëtare në OKB kanë përgjegjësi të caktuara, Biden shtoi se fjalimi që do të mbajë nesër në Asamblenë e 76-të të Përgjithshme të OKB-së do të jetë një krenari për të.

Guterres shprehu kënaqësinë për bisedën e zhvilluar me Bidenin dhe tha presidenti amerikan shprehu në mënyrë të fuqishme angazhimin e tij për OKB-në.

Biden sot do të mbajë fjalimin e tij të parë të periudhës së tij presidenciale në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së./AA