RTSH 24 Live

Kosova

Biden takim online me Trudeau, diskutohet bashkëpunimi dhe pandemia

23/02/2021

Biden takim online me Trudeau, diskutohet bashkëpunimi dhe pandemia

Presidenti i SHBA Joe Biden zhvillon sot takimin e tij të parë dypalësh me kryeministrin kanadez Justin Trudeau.

 Gjatë diskutimeve që do të bëhen online, për shkak të masave kundër Covid 19 pritet të nxirret në pah partneriteti i fortë midis dy vendeve fqinje.

Njoftimin e bëri zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.

“Takimi do të jetë një mundësi për të dy drejtuesit për të rishikuar përpjekjet e përbashkëta në fusha me interes të përbashkët si kundërpërgjigja ndaj COVID-19, ndryshimet klimatike dhe lidhjet ekonomike që bashkojnë vendet, si dhe lidhjet e njerëzve që ekzistojnë mes dy shteteve tona”, tha Psaki./A2