RTSH 24 Live

Botë

Biden takim me Erdogan: Me rëndësi ruajtja e stabilitetit në Egje

29/06/2022

Biden takim me Erdogan: Me rëndësi ruajtja e stabilitetit në Egje

Presidenti i SHBA, Joe Biden, i dërgoi një mesazh të qartë për t'i dhënë fund sfidave në Egje Presidentit turk,Tajip Erdogan, gjatë një takimi në margjinat e Samitit të NATO-s në Madrid.

Takimi i Joe Biden me Recep Tayyip Erdogan ka zgjatur një orë e 10 minuta në Pallatin IFEMA në Madrid, ndërsa bisedimet u përqendruar rreth situatës në Egje, por edhe në Siri.

Pas takimit, Shtëpia e Bardhë ndau një njoftim, duke bërë me dje se ata kishin diskutuar mbi rëndësinë në ruajtjen e stabilitetit në Egje dhe Siri.

Presidenti Biden përshëndeti marrëveshjen trepalëshe të Turqisë me Finlandën dhe Suedinë, e cila i hap rrugën aleatëve për t'i ftuar ata të anëtarësohen në NATO. Udhëheqësit diskutuan mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Ukrainën dhe mbrojtjen e saj kundër agresionit rus, si dhe rëndësinë e heqjes së barrierave ruse ndaj eksporteve të grurit ukrainas. Ata diskutuan gjithashtu rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit në Egje dhe Siri. Presidenti Biden përsëriti dëshirën e tij për të mbajtur marrëdhënie produktive dypalëshe dhe liderët ranë dakord për rëndësinë e komunikimit të vazhdueshëm të ngushtë midis qeverive", thuhet në njoftim/ CNN.gr

/rtsh.al/