RTSH 24 Live

Botë

Biden pritet të emërojë diplomatin Antony Blinken si sekretar shteti

23/11/2020

Biden pritet të emërojë diplomatin Antony Blinken si sekretar shteti
Antony Blinken

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden, pritet të emërojë të martën anëtarët e parë të kabinetit të tij, që, sipas njoftimeve, përfshijnë ish-zëvendës sekretarin e shtetit Antony Blinken, në krye të Departamentit të Shtetit.

Zoti Blinken ka lidhje të ngushta me Presidentin e zgjedhur Biden. Ai ka shërbyer në role të nivelit të lartë të sigurisë kombëtare kur zoti Biden ishte nënpresident gjatë administratës Obama. Emërimi i tij i pritshëm u raportua nga disa media të dielën vonë.

Midis përzgjedhjeve të pritshme të zotit Biden për poste kabineti janë gjithashtu Linda Thomas-Greenfield, ish ndihmës sekretare e shtetit për Afrikën, që pritet të emërohet ambasadore në Kombet e Bashkuara dhe Jake Sullivan në postin e këshilltarit të sigurimit kombëtar.