RTSH 24 Live

Botë

Biden pritet të emëroj drejtor të CIA-s, ish-këshilltarin e Obamës

27/11/2020

Biden pritet të emëroj drejtor të CIA-s,  ish-këshilltarin e Obamës

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Joe Biden po konsideron emërimin e Tom Donilonin, një veteran diplomatik dhe këshilltar i sigurisë kombëtare të ish-presidentit, Barack Obama, si drejtor të Qendrës Amerikane të Inteligjencës – CIA.

Pozicioni i CIA-s mund të jetë një nga çështjet më sfiduese në administratën e demokratit pas katër vitesh të presidentit republikan, Donald Trump që akuzoi agjencinë se ishte pjesë e një komploti “të thellë” për të minuar sundimin e tij.

Joe Biden, i cili merr detyrën më 20 janar, gjithashtu tha se po e konsideronte emërimin e Michael Morellin, i cili në kohën e Obamës ishte nëndrejtor dhe drejtor i përkohshëm i CIA-s, njoftoi reuters.

Ai ka qenë një pjesë integrale e ekipit të sigurisë kombëtare të Obamës për tetë vjet si nënpresident, kështu që do të punonte ngushtë me të dy.

Ish-nënpresidenti tashmë ka zgjedhur veteranë të tjerë të administratës së Obamas për detyrat kryesore të sigurisë kombëtare, duke përfshirë Antony Blinken, një ish-zëvendës sekretar i shtetit, si sekretar i shtetit dhe Avril Haines, një zëvendës drejtor i CIA-s nën Obamën, si drejtor i inteligjencës kombëtare.