RTSH 24 Live

Kosova

Biden: Me dy trilionë dollarë planifikojmë rindërtimin e Amerikës

01/04/2021

Biden: Me dy trilionë dollarë planifikojmë rindërtimin e Amerikës

SHBA ka planifikuar shpenzimin e dy trilionë dollarëve për të filluar rindërtimin e Amerikës dhe krijimin e milionave të vendeve të punës duke shpenzuar më shumë se tetë vjet në punime të tilla si rrugët, urat, modernizimin e rrjeteve elektrike dhe atyre ujore.

Pas planit amerikan të shpëtimit prej 1,9 trilionë dollarësh për të shpëtuar ekonominë nga pandemia, Joe Biden prezanton themelin i asaj që ai e quajti ”Planin Amerikan i Punëve”, që parashikon një shpenzim prej mbi katër trilionë dollarëve dhe që synon ta vendosë vendin në hap me kohën dhe në në gjendje të konkurrojnë në dekadat e ardhshme.

“Kjo do të na ndihmojë të fitojmë konkurrencën globale me Kinën. Në SHBA nuk ka pasur kurrë kaq shumë investime që nga vitet 1960, që kur fituam garën hapësinore”, deklaroi Biden.

Është një plan ambicioz dhe i shtrenjtë, i financuar nga taksat e rritura për kompanitë e mëdha dhe shumëkombëshe: ngritja e normës nga 21 në 28% dhe gjithashtu taksimi i fitimeve të fituara jashtë vendit.

Një kthesë drastike nga ajo e Donald Trump me reformën e tij tatimore të 2017, kur ai uli taksat për korporatat nga 35 në 21%. /ANSA