RTSH 24 Live

Kosova

Biden: Lukashenko të lirojë të burgosurit politikë

21/07/2021

Biden: Lukashenko të lirojë të burgosurit politikë

Administrata e presidentit amerikan Joe Biden i ka kërkuar me forcë regjimit të Lukashenkos për të lejuar një hetim ndërkombëtar mbi ngjarjet e 23 majit si edhe lirimin e të burgosurve politikë të vendit.

Shtëpia e Bardhë i kërkon me forcë lirimin e menjëhershëm të të gjithë të burgosurve politikë si edhe angazhimin për një dialog të gjerë politik me udhëheqësit e opozitës.

”Kjo do të çojë në zgjedhje të lira dhe të ndershme nën monitorimin e OSBE”, deklaroi Shtëpia e Bardhë.

Këto deklarata Shtëpia e Bardhë i bëri pas takimit mes këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan dhe udhëheqëses së opozitës bjelloruse, Svjetlana Tihanovskaja./ATSH