RTSH 24 Live

Kosova

Biden: Koha për t’i ndaluar përgjithmonë armët

09/04/2021

Biden: Koha për t’i ndaluar përgjithmonë armët

Mjaft më me lutje, është koha e veprimit për të ndaluar njëherë e përgjithmonë dhunën nga armët, deklaroi presidenti amerikan Joe Biden duke kujtuar masakrën e orëve të fundit në Karolinën e Jugut, ku u vranë pesë vetë, përfshirë dy fëmijë.

“Ne duhet të ndalojmë shitjen e pushkëve të stilit ushtarak të cilat janë armët përgjegjëse për masakrat më serioze në Amerikë”, është apeli i nisur nga Joe Biden.

Biden pastaj ftoi antarët e Senatit të miratojnë dy ligje mbi shtrëngimin dhe kontrollet se kush mund të blejë armë.

Presidenti amerikan përsëriti apelin për të miratuar të ashtuquajturit ”ligjet e flamujve të kuq”, që lejojnë qytetarët të drejtohen në gjykatë për kërkimin e heqjes së armëve nga duart e njerëzve të cilët përfaqësojnë një rrezik për të tjerët ose për veten e tyre. /ATSH