RTSH 24 Live

Kosova

Biden dhe Al-Kadhimi diskutojnë sulmet e fundit me raketa në Irak

24/02/2021

Biden dhe Al-Kadhimi diskutojnë sulmet e fundit me raketa në Irak

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe kryeministri i Irakut, Mustafa Al-Kadhimi, kanë zhvilluar një bisedë telefonike ku kanë folur rreth sulmeve të fundit me raketa në Irak, thuhet nga Shtëpia e Bardhë,.

"Presidenti konfirmoi mbështetjen e SHBA-ve për sovranitetin dhe pavarësinë e Irakut dhe vlerësoi udhëheqjen e kryeministrit. Të dy diskutuan sulmet e fundit me raketa që synonin personelin Irakian dhe koalicionin dhe ranë dakord që autorët e sulmeve duhet të mbahen plotësisht përgjegjës", thuhet në deklaratë.

Në deklaratë gjithashtu thuhet se Biden dhe Al-Kadhimi theksuan rëndësinë e zhvillimit të marrëdhënieve SHBA-Irak përmes "Dialogut Strategjik".

Sulmet me raketa u kryen në Aeroportin e Erbilit javën e kaluar, ku gjithashtu edhe trupat amerikane janë të vendosur, ndërsa ditë më parë edhe në Zonën e Gjelbër të mbrojtur në Bagdad.

Teksa shumë burime në rajon tregonin Iranin, zyrtarët amerikanë deklaruan se nuk kanë mundur të përfundojnë hetimet e tyre për të identifikuar autorët e sulmeve.