RTSH 24 Live

Kosova

Betohet President i SHBA, Biden merr edhe llogarinë në Twitter të Shtëpisë së Bardhë

20/01/2021

Betohet President i SHBA, Biden merr edhe llogarinë në Twitter të Shtëpisë së Bardhë

Presidenca e Joe Biden është tashëm zyrtarisht edhe ‘zotëruese’ e mediave sociale. Të mërkurën, Twitter transferoi llogaritë e Shtëpisë së Bardhë në administratën e re presidenciale. Kjo është e rëndësishme sepse politikanët dhe zyrtarët qeveritarë i përdorin këto llogari për të arritur miliona amerikanë me një klikim të një butoni.

"Llogaritë institucionale të Shtëpisë së Bardhë në Twitter tani janë transferuar nga administrata Trump në administratën e Biden," tha Twitter në një deklaratë të Mërkurën.

Transferimi i llogarive zyrtare presidenciale në Twitter ndodhi për herë të parë në vitin 2017 kur Barack Obama, presidenti i parë që përdori Twitter, u largua dhe Donald Trump mori detyrën.