RTSH 24 Live

Kosova

Betohet Biden: “Kjo është dita e Amerikës, demokracisë, e ripërtëritjes!"

20/01/2021

Betohet Biden: “Kjo është dita e Amerikës, demokracisë, e ripërtëritjes!"

“Betohem solemnisht se do ta përmbush me besnikëri detyrën time si president i Shteteve të Bashkuara dhe se do ta ruaj dhe mbroj më së miri Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara”, ishin ndër të tjera fjalët e betimit të presidentit të ri të SHBA Joe Biden, sot në Washington. Betimi i tij u shoqëruar me duartrokitje të forta. 

Presidenti  Biden theksoi në fjalimin e tij përurues se “demokracia fitoi”, duke përshëndetur një ditë “shprese” për Amerikën.

“Vullneti i njerëzve është dëgjuar dhe vullneti i njerëzve është respektuar”, deklaroi ai disa minuta pasi bëri betimin për t’u bërë presidenti i 46-të i SHBA-së, duke i bërë thirrje Amerikës “unitet”.

“Kjo është dita e Amerikës, demokracisë, e ripërtëritjes. Ne shohim fitoren e një kauze, të demokracisë. Vullneti i njerëzve është respektuar. Demokracia është e çmuar. Demokracia mbizotëroi”, deklaroi ai.

“Në këtë tokë të shenjtë ku disa ditë më parë një popull dëshironte të lëkundte themelet e demokracisë, ne patëm sukses në kryerjen e këtij transferimi të pushtetit, në një mënyrë të guximshme, optimiste”, theksoi Biden në fjalimin e tij.

“Historia Amerikane nuk varet nga askush prej nesh, por nga të gjithë ne, nga njerëzit, të cilët kërkojnë një bashkim më të përsosur. Ne jemi njerëz të mirë, përmes stuhive, përmes luftës, kemi ecur përpara. Sepse kemi shumë për të bërë. Ka shumë gjëra për të rregulluar, restauruar, shumë për të fituar”, shtoi Biden.

“Pak njerëz kanë pasur sfida më të vështira se kjo kohë që po jetojmë Ky virus ka marrë aq shumë jetë në një vit sa kemi pasur jetë të humbura në Luftën e Dytë Botërore”, shtoi ai.

“Joe Biden gjithashtu bëri thirrje për një lutje për ata që kanë humbur jetën.

“Ëndrra për drejtësi për të gjithë nuk do të vonohet më. Ne duhet të rivendosim sigurinë e Amerikës. Duhen shumë më shumë se fjalët. Duhet unitet. Këtu në Capitol Hill gjithë shpirti im është atje. Sot, gjithë shpirti im është aty. Ne duhet ta kthejmë Amerikën përsëri, të bashkojmë njerëzit, të bashkojmë Kombin tonë dhe unë kërkoj nga të gjithë Amerikanët që të bashkohen me mua në këtë kauzë”, theksoi Biden.

“Për të luftuar kundër armiqve, zemërimit, ekstremizmit, dhunës, sëmundjeve, papunësisë, pandëshkueshmërisë. Ne mund të bëjmë gjëra të rëndësishme, të ndreqim gabimet, të edukojmë fëmijët tanë në shkolla të sigurta, të rindërtojmë klasën e mesme , ne mund të rindërtojmë drejtësinë shoqërore”, shtoi Biden në fjalimin e tij.

“E di që të flasësh për unitetin mund të duket si një fantazi e çmendur. Forcat që na ndajnë nuk janë të reja (Por) ne kemi kapërcyer krizën, papunësinë, 11 shtatorin. Përmes unitetit. Historia tregon rrugën e unitetit. Ne mund ta shohim njëri-tjetrin si fqinjë. Pa unitet nuk ka paqe, nuk ka progres, vetëm tërbim, lodhje, nuk ka komb, vetëm kaos. Ky është momenti ynë historik i krizës. Ne duhet ta jetojmë këtë moment si Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne kurrë nuk kemi dështuar në Amerikë. Tani për tani, në këtë vend, le të fillojmë përsëri, të dëgjojmë njëri-tjetrin, të tregojmë respekt për njëri-tjetrin”, vijon fjalimin Biden.

“Mosmarrëveshja nuk duhet të na çojë në përçarje. Unë do të jem presidenti i të gjithë amerikanëve. Ne duhet të bëjmë më mirë”, theksoi Biden, duke bërë thirrje për të hedhur poshtë një kulturë ku faktet manipulohen dhe madje shpiken.

“Bota po na shikon sot. Këtu është mesazhi im për ata përtej kufijve tanë: Amerika është provuar dhe ne kemi dalë më të fortë. Ne do të rindërtojmë aleancat tona, për t’u përballur me sfidat e nesërme. Ne do të jemi një partner i besueshëm për paqen dhe sigurinë

“Unë do të jap gjithçka. Unë nuk do të mendoj për pushtet, por për personalitete, në mënyrë që të gjithë ne të mund të shkruajmë historinë e Amerikës, një histori dashurie, dinjiteti, madhështie. Ne duhet t’i përgjigjemi këtij momenti të shpresës dhe drejtësisë. Kjo shpresë nuk ka vdekur dhe Amerika do të jetë sërish e shkëlqyeshme në të gjithë botën. Mbështetur nga besimi, nga bindja, Zoti e bekoftë Amerikën”,përfundoi fjalimin e tij Joe Biden.

Ceremonia u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, pas trazirave të 6 janarit në Capitol Hill.

RTSH 24 po e transmeton ceremoninë direkt. Ajo po shoqërohet nga komentet e të ftuarve në studio.