RTSH 24 Live

Politikë

Beteja për Elbasanin, Boçi: Negociata me grupin tjetër që të mos kenë kandidaturë, krimi nuk më komplekson

28/11/2022

Beteja për Elbasanin, Boçi: Negociata me grupin tjetër që të mos kenë kandidaturë, krimi nuk më komplekson

Vitin e ardhshëm, nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, do të dorëzojë mandatin e deputetit për të marrë pjesë në gaën për kryetarin e Bashkisë së Elbasanit. Ai nuk e konsideron lënien e mandati një sakrificë, por një shëbim ndaj qytetarëve të Elbasani.

“Elbasani ka 16 vite që drejtohet nga PS. Në ndarjen territoriale është përdorur mekanizimi matematik i votës për ta patur nën kontroll, pra ka prevalencë vota e majtë. Vendimi im nuk lidhet me këto pjesë të matematikës politke, por me angazhimin që duhet të ketë çdo politikan në karrierë, sherbimin ndaj atij që të voton. Nuk e konsideroj si lënie mandati të deputetit, por një privilegj të kërkuar nga qytetarët e Elbasanit. Dhe hyn në pjesën e vlerësinit maksimal, prandaj nuk e quaj sakrificë, por detyrim politik ndaj votave që mora në zgjedhejt e 2021, me atë mbështetje shumë të madhe. Një ftesë nga qytetarët e Elbasanit në atë betejë që duket e pamundur matematikisht, por e mundur në vokacionin e qytetarëve të Elbasanit për të marrë drejtimin e Bashkisë së Elbasanit”- tha zoti Boçi për emisionin, “Pa Censurë”.

Megjithatë, a do të jëtë ai kandidati i vetëm i opozitës në Elbasan, kur grupimi tjetër i zotit Alibeaj ka deklaruar se do të dalë në zgjedhje me kandidatë alternativë?

Luçiano Boçi i pohoi gazetares Elona Meço se është në bisedime me të gjithë faktorët, që opozita në Elbasan të mos ketë 2 kandidatë.

“Bisedat e para i kam zhvilluar me faktorët në Elbasan dhe jam në kontakt të vazhdueshëm me faktorët në Tiranë, me qëllim që ne të arrijmë një përbashkim përtej shkresave. Duhet të dalim nga emfaza e deklaratave: armiku ynë është Rama. Po, është Rama, janë ushtarët e tij, por duhet ta konkretizojmë. Pra, kam biseduar me faktorët politikë më Elbasan, që mendojnë ndryshe nga ne dhe biseda ime do të vazhdojë me faktorët relevantë në Tiranë që kanë lidhje direkte me pjesën e përfaqësimit të tyre në Elbasan.”- tha zoti Boçi.

Ja si i’u përgjigj ai pyetjes së gazetares Elona Meço, nëse një kandidaturë alterntive e dëmton atë në zgjedhje.

“E dëmton aq sa dëmton një sherr brenda një familje. Sigursht që dëmton. Të jemi me këmbë në tokë, dëmton emocionalisht, dëmton në besim, kërkon më shumë energji për të kompensuar këtë lëvizje për këtë dëm. Nuk do të ishte mirë as për mua si kandidat, as për pjesën tjetër. Na prish konfigurinin dhe qëllimin për të mundur armikun tonë të përbashkët.”- tha zoti Boçi.

Luçiano Boçi nuk beson se kriminaliteti në Elbasan do të jetë pengesë për fushatën e tij për të marrë kreun e bashkisë së Elbasanit. Në emisionin “Pa Censure”, zoti Boçi madje nuk e sheh Elbasanin si qytetin më problemstik përsa i përket krimit dhe lidhjeve të tij me politikën.

“Unë vij nga Elbasani dhe është njësoj sikur të shaj shtëpinë time. Në lidhje me pjesë  e konfigurimit poltikë-krim nuk është Elbasani ai që shkëlqen më shumë se të tjerët. Ka qytete shumë më problematike. Madje qytetet e tjera janë zero para Tiranës. Tirana ka krimin e organizuar më perfekt të mundshëm, krimin me kollare, krimin e pastrimit të parave. Shoh që ka një tendencë që çdo gjë tjetër të përcillet në qytete të caktuara edhe për të tërhequr vëmendjen. Madje, krimi është më i lulëzuar në Vlorë, në Fier, në Durrës.”- tha zoti Boçi, i cili beson se do të përdorë me sukses mekanizmat e duhur për të amortizuar ndikimin e krimit në zgjedhje.

“Kam kaluar një palë zgjedhje dhe situata në Elbasan ishte kulmore. Jam munduar të gjej mekanizmat e duhur që ky ndikim të shkojë afër zeros. Antidota është angazhimi i sa shumë të rinjve, vajzave në aktivitetin politik të mbrojtjes së votës, kontrollit të votës, numërinit të votës, mënyra si komunikon me qytetarët e Elbasanit dhe besimit, mbrojtja e së vërtetës, që është çelësi i gjithçkaje. Gjatë 2021 këto mjete i kam patur efikase. I kam amortizuar elementët kriminalë me këtë sjellje, mënyrë kontrolli, duke treguar autoritet dhe karakter politik, pa toleruar veprimet që janë artifice, të shtyra nga pala tjetër politike, që përdor memanizma provokues, kriminalë, administrativë, policorë. Nëse flasim se ka krim në Elbasan, krimi ekziston edhe tek uniformat, tek pjesa të atyre që janë zyrtarët e shtetit, madje do të thosha se janë vetë krimi.”- u shpreh zoti Boçi.

Ai ka edhe një peëgjigje për Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri, i cili tha në një emision më herët në “Pa Censurë”, se zoti Boçi është zgjatim politik i Sali Berishës në Elbasan dhe do ta kthente Elbasanin në një bunker politik për të.

“Kam 4 mandate si deputet në Elbasan dhe nuk kam shkëputur lidhjet me Elbasanin. Jam pjesë identitare e Elbasanit. Jam brenda habitatit tim, shtëpisë sime. Jam solidi, jam shkëmbi aty. Jam apo jo zgjatim në kontekstin politik nuk më komplekson. Atashimet brenda PD nuk i kam në bazë të personave që drejtojnë PD, por të vlerave që mbart PD dhe i transmeton dhe mbi të cilat kam ndërtuar marrëdhëniet me qytetarët”- u shpreh nënkryetari i PD Luçiano Boçi për emisionin, “Pa Censurë”.

/rtsh.al/