RTSH 24 Live

Sociale

Besimtarët myslymanë shqiptarë falin namazin e Kurban Bajramit

20/07/2021

Besimtarët myslymanë shqiptarë falin namazin e Kurban Bajramit

Besimtarët myslimanë shqiptarë ju bashkuan besimtarëve myslymanë në mbarë botën për të kremtuar Kurban Bajramin. 
Në sheshin “Skënderbej” në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit besimtarët myslimanë falën Namazin e Bajramit.
Nën drejtimin e kreut të KMSH, Bujar Spahiut, besimtarët myslimanë janë lutur për më shumë shëndet, mirësi e mirëqenie. 
Kurban Bajrami njihet ndryshe si “Festa e Flijimit” dhe është një nga dy festat islame më të rëndësishme të cilën e kremtojnë myslimanët në mbarë botën, pas Fitër Bajramit. Pas lutjeve në Shqipëri në ditët e Kurban Bajramit, besimtarët vishen me rrobat më të mira dhe vizitojnë njëri-tjetrin duke uruar për mbarësi e lumturi.
Kurban Bajrami është një rast i mirë që shqiptarët të ndarë në tre besime fetare, të tregojnë dashurine dhe respektin për njeri tjetrin, një virtyt ky i vlerësuar ndërkombëtarisht.