RTSH 24 Live

Ekonomi

BERZH mbështet ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, 8 milion euro në dispozicion, për të rritur konkurrueshmërinë

24/11/2022

BERZH mbështet ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, 8 milion euro në dispozicion, për të rritur konkurrueshmërinë

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim vë në dispozicion të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Shqipëri, një fond prej 8 milion eurosh, me qëllim që t’i ndihmojë ato të përmirësojnë konkurrueshmërinë.

Programi që u lancua sot synon t’u krijojnë mundësi këtyre ndërmarrjeve të rrisin tregtim në rajon dhe me shtetet e BE-së, përmes investimeve të selektuara dhe të mbështetura me grante, veçanërisht pasi ecuria e tyre është ndikuar nga pandemia dhe lufta në Ukrainë.

“Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri duhet të investojnë për t’u rimëkëmbur dhe për të rritur konkurueshmërinë. Për BERZH është prioritet mbështetja e ektorit privat. Në Shqipëri program është nënshkruar me 2 banka partnere OTP dhe ProCredit, me një total prej 8 milion eurosh. Ndërkohë që po përgatitemi të lancojmë edhe programe të tjera. Në mbështetje të ndërmarrjeve të vogla e të mesme”, tha Ekaterina Solovova, Drejtoreshë e BERZH për Shqipërinë.

Programi është mbështetur edhe nga Bashkimi Europain.

“Duam të rrisim ndërgjegjësimin për atë që mund të ofrojmë ne si partner. Programi ka si fjalë kycce konkurueshmërinë. Duam të ndihmojmë sektorin privat, jo vetëm të mbijetoj, por edhe të lulzoj. Një nga aspektet më të rëndësishme janë aftësitë. Duhen njerëz të kualifikuar, që të jenë në gjendje të thithin investime, të jenë eficcentë dhe efektivë, ”tha shefi i Bashkëpunimit, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri Hubert Perr.

Vitin e ardhshëm BERZH do të lancojë një tjetër program “SME go green”, që do të mbështesë bizneset që ndërmarrin nisma miqësore me mjedisin.  

/rtsh/