RTSH 24 Live

Kosova

Bernabiq: Asociacioni i komunave serbe të jetë në përputhje me marrëveshjen e Brukselit!

31/01/2023

Bernabiq: Asociacioni i komunave serbe të jetë në përputhje me marrëveshjen e Brukselit!

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, deklaroi të martën se nuk e kupton pse organizata gjermane, Friedrich-Ebert-Stiftung po punon për krijimin e Asociacionit.

Sipas Kosova Press, ajo ka thënë se kompetencat dhe përgjegjësitë e Asociacionit të komunave serbe dihen dhe theksoi se pritshmëria e saj është që Asociacioni i komunave serbe të jetë në përputhje me marrëveshjen e Brukselit.

Megjithate Kryeministrja serbe shtoi se  nuk ka asnjë pritshmëri që Asociacioni të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Sipas saj, institucionet në Prishtinë kanë treguar disa herë gjatë viteve të kaluara që kur u përshtatet, ata nuk e respektojnë kushtetutën e tyre. ( Sipas Kosova Press )