RTSH 24 Live

Politikë

Berisha: Turizmi, falsitetit i Ramës. Buxheti i shtetit fitoi vetëm 8 mln euro

22/06/2024

Berisha: Turizmi, falsitetit i Ramës. Buxheti i shtetit fitoi vetëm 8 mln euro

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në protestën e përditshme ka folur për turizmin dhe shifrat e prezantuara nga qeveria Rama.

Sipas Berishës, Shqipëria në vendin e 66-të në botë sa i përket zhvillimit të turizmit dhe sipas tij, buxheti i shtetit ka fituar vetëm 8 milionë euro nga turizmi vitin e kaluar.

Do shpalos falsitetin e tmerrshëm të magjisë së turizmit! Shqipëria renditet vetëm në vendin e 66-të në botë. Buxheti i shtetit fitoi vetëm 8 milionë euro! Turistët fjetën vetëm… gjysmë nate në vend” tha Berisha.

Gjatë fjalës së tij Berisha akuzoi Edi Ramën se ka investuar vetëm 38 milionë euro për rrugët që i shërbejnë turizmit malor.

Rama ka shpenzuar vetëm 38 milionë euro në rrugë për turizmin malor. Sa erdhi në pushtet, hoqi ligjin që ndihmonte investimet në këto zona”, theksoi ai.

Ai akuzoi kreun e qeverisë gjithashtu se ka futur në borxh shqiptarët duke bërë investime jo eficiente, duke u kushtuar shqiptarëve miliona euro taksa.

Tuneli i Llogorasë u kushton shqiptarëve 12 mijë euro për banor. Për aeroportin e Vlorës shqiptarët do paguajnë 300 mijë bileta në vit për pasagjerët që nuk vijnë”, nënvizoi Berisha.

/rtsh.al/