RTSH 24 Live

Politikë

Berisha sulmon sërish kreun e SPAK : Do faktoj se Dumani fle mbi dosjet e krimit!

30/11/2024

Berisha sulmon sërish kreun e SPAK : Do faktoj se Dumani fle mbi dosjet e krimit!

Dy ditë pasi gjykata vendosi lirimin nga arresti shtëiak, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është rikthyer sërish çështjes së shpalljes “non grata” nga SHBA, në maj të vitit 2021.

Ai tha në një konferencë me gazetarët, se “u shpall "non grata" vetëm e vetëm sepse mbrojti interesin kombëtar, luftoi korrupsionin dhe krimin e organizuar”.

Këto sipas tij “ishin tre faktorë për të cilët menduan se do më arkivonin në histori, duke më shpallur "non grata"”.

Më tej Berisha theksoi se u vu në "arrest shtëpie" për të njëjtat motive, “por ja ku jam sot në mënyrë absolute i vendosur si gjithnjë, t’i denoncoj me forcën më të madhe”.

Berisha paralajmëroi se do të faktojë me dokumente se si kreu i prokurorisë së Posaçme SPAK, Altin Dumani fle mbi dosjet e krimit.

“Do të vij me dokumente para jush dhe në parlament, ... për t’ja nxjerrë fytyrën siç e kanë, për të treguar se kush është Taulant Balla, për të treguar se kush është Altin Dumani që fle mbi dosje krimi, për të faktuar shqiptarëve se pse unë e quaj Skapin një organizatë kriminale ", tha Berisha. Ekzistojnë dokumente të pakundërshtueshme, zyrtare dhe do të shihni ju, se kush është fytyra e vërtetë, se si Altin Dumani fle mbi dosjet e krimit” tha ai.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se “nuk mund të them unë kurrë për një institucion organizatë kriminale po të mos e kem të faktuar”. 


/ rtsh.al /