RTSH 24 Live

Politikë

Berisha: Shqipëria në rrezik, protestë më 7 korrik! E hapur për të gjithë shqiptarët

23/06/2022

Berisha: Shqipëria në rrezik, protestë më 7 korrik! E hapur për të gjithë shqiptarët

Kreu i Partisë Demokratike, i zgjedhur nga Komisioni i Rithemelimit, Sali Berisha, ka sjellë edhe njëherë në vëmendje protestën që ata kanë vendosur të mbajnë më 7 korrik, kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Para parlamentit, Berisha tha për mediat se kjo protestë do të fillojë në orën 19:00 dhe se është e hapur për të gjithë shqiptarët.

I pyetur nëse do të vijohet edhe me protesta të tjera pas kësaj, Berisha u shpreh se nuk e kanë marrë ende vendimin nëse kjo do të jetë protesta e vetme gjatë verës.

Kjo protestë është e hapur për të gjithë shqiptarët dhe është në 7 korrik në ora 7 e darkës. Në Tiranë, në sheshin e saj më të mëdha. Tirana e tëra do derdhet. Para shqiptarëve në radhë të parë dhe do të protestohet ndaj qeverisë, parlamentit. Mund t’u them se me vendosjen e monizmit, dhe zhdukjen e check and balance, kushtetutshmëria ka rënë. Do vendoset nëse do jetë protesta e vetme gjatë verës. Aty buroi nga shpirti i pjesëmarrësve një koalicion i paparë me shoqërinë civile. Me drejtuesit e lartë të PD është konsultuar data e protestës, por data i është lënë nderi, sepse kishte një takim me shoqërinë civile, dhe kjo nuk është vetëm protestë e PD, por e PD dhe shoqërisë civile. Duhej që data të gjente një miratim të plotë nga shoqëria civile. Ju e patë se si u duartrokit. Rama nuk është larguar, por do të largohet”, tha Berisha.

/rtsh.al/