RTSH 24 Live

Kosova

Berisha: Rama po inkurajon konfliktin Kosovë-Serbi

01/08/2022

Berisha: Rama po inkurajon konfliktin Kosovë-Serbi

Sali Berisha, akuzon kryeministrin Edi Rama, se po inkurajon konfliktin Kosovë-Serbi për reciprocitetin e targave. Sipas Berishës, Rama mbështet politikën “luftënxitëse të Putinit dhe Vuçiçit”.

“Edi Rama, duke vlerësuar se gjendja nuk erdhi pas deklaratave të Kremlinit për destabilizimin e Ballkanit dhe ultimatumeve të padronit ëe tij Vuçiç, për pergjigje vdeksore ndaj Kosovës dhe kërcenimit për konflikt ndaj perendimit në rast se qeveria e Kosovës do të zbatonte marrëveshjen për reciprocitet, del haptas në mbrojtje politikës luftënxitëse të Putinit dhe Vuçiçit. Me këtë deklarate ky tradhëtar inkurajon konfliktin në Kosove dhe, njelloj siç justifikon refuzimin nga padroni i tij Vuçiç për zbatimin e sanksioneve të BE ndaj Rusisë, ai i thotë komunitetit ndërkombetar se nuk është Putini dhe Vuçiçi që nxisin konfliktin, por janë disa fshatarë të pagdhendur serb që nuk duan Albin Kurtin dhe nuk zbatojnë vendimet e qeverisë së tij. Po kështu, me këtë deklaratë, ky puthador i shpifur i Beogradit i thotë Aleancës së Atlantikut të Veriut se u nxitua me deklaratën e KFOR-it për gadishmërinë për të vendosur stabilitetin në Kosovë, se atë nuk po e kërcenonte Beogradi i nxitur nga Moska, por disa fshatarë nacionalistë serb, që nuk duan marrëveshjen dhe vendimet e qeverisë së Albin Kurtit. Me këtë rast, duke mbështetur plotësisht qeverinë e Kosovës, qëndrimin e NATO-s, BE dhe SHBA, dënoj me forcën më të madhe provokacionet e ulëta të serbomadhit Vuçiç dhe qendrimet e deklaratat e argatit të tij, tradhëtarit të kombit shqiptar, Edi Rama”- shkruan Berisha.

/rtsh.al/