RTSH 24 Live

Politikë

Berisha: Qeveria është një makineri gjigante vjedhjeje dhe grabitje

28/09/2022

Berisha: Qeveria është një makineri gjigante vjedhjeje dhe grabitje

Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me disa sindikata, ku është fokusuar te kriza energjetike, si edhe çmimet. Sipas tij, vendi ndodhet në një situatë dramatike, dhe se qeveria është një makineri gjigante vjedhjeje dhe grabitje e qytetarëve shqiptarë.

“Në situatën dramatike në të cilën ndodhet sot Shqipëria, ndodhen punonjësit, mësuesit, mjekët, minatorët, bizneset e vogla, të rinjtë, studentë, pensionistë, qytetarë me ndihmë ekonomike. Pra është një situatë e pashoqe e pashembullt në Evropë dhe më gjerë. Është një rrokullisje e madhe e gjendjes ekonomike dhe morale, në raport me dëshpërimin dhe pesimizmin, e mungesës së plotë të perspektivës me këtë qeveri që, siç jemi dëshmitarë, nuk është gjë tjetër, veçse një makineri gjigante mashtrimi. Një makineri gjigante vjedhjeje dhe grabitje e qytetarëve shqiptarë. Një grabitje e pashembullt. Ju jeni sindikalistë, por ju garantoj se nuk ka pasur regjim kolonial që të ketë shfrytëzuar një popull të kolonizuar, siç shfrytëzon Edi Rama dhe qeveria e tij shqiptarët”, tha ai.

/rtsh.al/