RTSH 24 Live

Politikë

Berisha nga "Foltorja" në Vlorë: Basha e ka çuar PD në disfata të përsëritura

25/09/2021

Berisha nga "Foltorja" në Vlorë: Basha e ka çuar PD në disfata të përsëritura
 
 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar të shtunën turin  tij në qytetin e Vlorës. Në bashkëbisedim me demokratë, Berisha ka bërë përgjegjës Bashën për humbjen e Partisë Demokratike. “Në 2021 të dashur miq, ne jemi 12% më pak se në 2013. Kjo është e vërteta. Sali Berisha e ka thënë në çdo foltore, ka përgjegjësinë e tij të padiskutueshme. Në 2017 i kërkova të japë dorëheqjen. Në çdo dalje teleivizive kam thënë se standard i humbjes është dhënia e dorëheqjes. Por nuk ndërmora atë që me të drejtë ju prisnit, dialogun me ju për largimin e tij. I kisha thënë që ti je lider i thyer, me akte që ke kryer, në zgjedhjet e 2017 ti nuk bëhesh dot lider. Provoje, do bëj gjithçka, por je i thyer. Se nuk vriten, nuk u dilet në pritë bashkëpunëtorëve, në errësirë e i gjuan, i ekzekuton se nuk i pëlqen. Po të jesh burrë u thua do ju heq, do ju bëj këtë”, tha ai.

Po ashtu, Berisha tha se Basha e ka çuar partinë disfatave të përsëritura.

“Çfarë ndodhi këto vite? Këto vite gjithçka u shndërrua në funksion të një njeriu. Nëse ky njeri do na çonte në fitore, përkundrazi kjo u shndërrua në faktor kryesor të disfatave të përsëritura tona. Sepse synonte me çdokusht të krijonte liderin, po lideri nuk krijohet po nuk u bënë zemrat dhe mendjet tuaja. Përfunduam më 25 prill vetëm 19% e zgjedhësve kishin votuar për Bashën. Zotëria në vend të dorëheqjes, mendoi për veten e tij. Doli në konferencë tha është masakër elektorale. Humbja ishte e tmerrshme, Rama vodhi vota, dyfishin e 2017’’- tha Berisha.