RTSH 24 Live

Politikë

Berisha: Me Edi Ramën në krye BE nuk hap negociatat me Shqipërinë

23/06/2022

Berisha: Me Edi Ramën në krye BE nuk hap negociatat me Shqipërinë

Kreu i Partisë Demokratike i zgjedhur nga Komisioni i Rithemelimit, Sali Berisha bën fajtor kryeministrin Edi Rama për përgjigjen negative të Brukselit për nisjen e bisedimeve për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Përmes një reagimi në Facebook ai shprehet se me Edi Ramën në krye të vendit negociatat nuk do të hapen kurrë. Për Berishën shpëtimi i Shqipërisë do të vij vetëm me largimin e tij, sakaq ai fton shqiptarët në protestë që pritet të mbahet më 7 korrik.

Mandatin e tretë nuk e fitove, por e vodhe! Ndaj kurrë nuk çelen negociatat me ty!  I shfazuar nga ‘JO-ja’ e madhe e liderëve të BE-së për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Edi Rama u soll sot në Samitin, në të cilin tha se nuk do të shkonte, si një dhi e zgjebosur që mban bishtin përpjetë!

Ai rrahu gjoksin, duke thënë si me krenari se: Mu desh të fitoja një mandat të tretë, që të vazhdoja të prisja për çeljen e bisedimeve dhe ishte shumë të thoja të vërtetën që arsyeja nuk është thjesht Bullgaria.

Në fakt, i them këtij hokatari, shkaku kryesor, siç pohon edhe vete ai, nuk është Bullgaria, por pikërisht mandati i tretë i rrëmbyer nga ai duke vjedhur votat e qytetarëve shqiptar.

Ky është shkaku i të gjitha shkaqeve që pse BE nuk hap negociatat me Shqipërinë. Me Edi Ramën negociatat nuk hapen kurrë! Më 7 Korrik jeni të gjithë të ftuar në protestë! Largimi i Ramës është shpëtimi i Shqipërisë!”, shprehet Berisha.

27 liderët e BE u mblodhën në Samitin në Bruksel, por pa prodhuar asnjë rezultat pozitiv për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

/rtsh.al/