RTSH 24 Live

Politikë

Berisha: Mbrojtja e familjes dhe vlerave të saj, është një domosdoshmëri

02/08/2022

Berisha: Mbrojtja e familjes dhe vlerave të saj, është një domosdoshmëri

Sali Berisha, deklaroi sot se është e rëndësishme që të mbrohen vlerat familjare nga e djathta konservatore në Shqipëri. Gjatë një takimi me intelektualë, në lidhje me sfidat që po përballet familja shqiptare kryesisht në ekonomi, Berisha tha se shoqëria po përballet me dy rryma kryesore. Sipas tij, problem i shoqërisë shqiptare është George Soros, i cili, po sipas Berishës, “po investon në shumë donacione”.

“Për traditën, familja është themeli i shoqërisë, padiskutim me vlerat e saj solidaritetin dhe sakrificat është si të thuash parajsa tokësore e njeriut. Në tërësi pranohet që Shqipëria është në vështirësi shumë të mëdha. Ne kemi bindjen se është në rrezik. Nuk e themi për propagandë. Por një komb që nga 2014 në 2021 largohet më shumës e ¼ e tij, ai komb në të gjithë planet, është një komb që ose është në një luftë të egër civile dhe ne nuk jemi, se duhet se kush janë përzënësit më të mëdhenj... Por ne kemi tejkaluar në vitin 2019 në azilkërkuesit e refugjatë, Sirinë, që ishte në kulmin e luftës. Drama e sotme shqiptare ka për teatër familjen shqiptare. Ajo luhet në teatrin e familjes shqiptare nga një kompleks faktorësh. Problemi është edhe më dramatik, sepse kjo rrymë që tejkalon familjen dhe vlerat e saj, i refuzon, i shmang, kjo rrymë kërkon të imponohet, politikisht, sociologjikisht, në forma të ndryshme. Nuk mund të mos theksoj se në krye të kësaj rryme qëndron George Soros. Pse qëndron ai. Dy arsye. E para; ai është multimilardieri që investon më shumë se donacione. Donacionet e tij i tejkalon të gjithë. Ai përdor miliardat që i ka kryekëput të një spekulimi. Ai përdor miliarda për të imponuar koncepte të ekstremit të majtë. Ne na kujtohet, kur donim të paraqisnim propagandën anti komuniste, këta nuk pyesnim për familje. Ajo nuk bëhej zyrtare, por kjo dogmë ishte tek Engelsi. Ata nuk e shpalosën, ky e shpalosi. Dhe kjo ndodhi edhe në Shqipëri. Ky erdhi në Shqipëri, në vendin më tradicional për shumë rrethana. E gjykoj se mbrojtja e familjes dhe vlerave të saj, është një domosdoshmëri dhe ne si forcë konservatore e kemi pasur, e kemi dhe do ta kemi si vlerën më themelore të shoqërisë. Nuk po zgjatem më shumë, pasi këtu kam ardhur për të ju dëgjuar ju, për pikëpamjet, idetë tuaja, për familjen në rrezik, apo për dramën që përjeton sot shoqëria shqiptare, që ka për teatër familjen shqiptare.” tha Berisha.

/rtsh.al/