RTSH 24 Live

Politikë

Berisha: Kruja ka potenciale të jashtëzakonshme, por potencialin më të jashtëzakonshëm ka krutanët!

30/03/2023

Berisha: Kruja ka potenciale të jashtëzakonshme, por potencialin më të jashtëzakonshëm ka krutanët!

Kreu i Rithemelimit të PD Sali Berisha është pritur me entuziazëm të enjten në Krujë me rastin e paraqitjes së Agron Lokën, si kandidat për qytetar të parë të këtij qyteti. 

Ai e konsideroi pritjen si një mesazh frymëzues për demokratet dhe demokratët, për shqiptaret dhe shqiptarët kudo që janë sot lidhur me zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj. 

Duke paraqitur kandidaturën e Agron Loka si kryetar i ardhshëm  bashkisë, zoti Berisha shprehu bindjen "Agron Loka do të bëjë gjithçka që çdo qindarkë të taksave tuaja, çdo burim të ardhurash që do krijojë, ti përdorë me transparencën më të madhe, për ndryshimin e Krujës, fshatrave, Fushë Krujës, biznesit, fermerëve, jetës në tërësi". 

Për zotin Berisha "Kruja ka potenciale të jashtëzakonshme, potenciale turistike, bujqësore, industriale, por potencialin më të jashtëzakonshëm Kruja e ka tek krutanët, tek shpirti i tyre punëtorë, shpirti i tyre krijues" . 

Kreu i Rithemelimit të PD u bëri thirrje zgjedh]sve për të firmosur ndryshimin e jetës së shqiptarëve më 14 maj. 

 

/ rtsh.al /