RTSH 24 Live

Politikë

Berisha i përgjigjet Bashës: Kuvendi i PD do të mblidhet për të shpëtuar PD nga pazaret e peng Bashës me Edi Ramën!

22/09/2021

Berisha i përgjigjet Bashës: Kuvendi i PD do të mblidhet për të shpëtuar PD nga pazaret e peng Bashës me Edi Ramën!

Ashpërsohet më tej përplasja mes kreut të PD Lulzim Basha dhe ish parardhësit të tij Sali Berisha.
Nërsa zoti Basha tha se nuk do të ketë kurrë mbledhje të Kuvendit Kombëtar të PD për të analizuar vendimet e SHBA, zoti Berisha shkruan në “Facebook” se Kuvendi i PD do të mblidhet dhe askush nuk mund ta pengojë.
"Per 8 vjet Edi Rama vazhdon te qendroje ne pushtet sepse eshte ne pazar me dike qe eshte shume i kenaqur te qendroje edhe 80 vjet ne opozite.
Kuvendi i PD do mblidhet ne perputhje me statutin e PD dhe askush qe tmerrohet prej tij nuk mund ta pengoje.
Ai nuk nuk do te mblidhet per te shqyrtuar vendimet e asnje qeverie, por vetem vendimet e pengut te Edi Rames.
Kuvendi do mblidhet gjithashtu per te shpetuar PD nga pazaret e peng Bashes me Edi Ramen dhe per t’u rikthyer dinjitetin dhe shpresen demokrateve pas 4 humbjesh radhazi perballe rregjimit me te korruptuar dhe inkriminuar te Europes.
PD nuk i duhet nje lider i kapur peng qe ben pazar me Ramen dhe shpall non grata bazen e partise i tmerruar prej saj" shkruan ish udhëheqësi i PD.
Debati ka lindur pasi në maj të këtij viti SHBA njoftoi se ka futur në listën e zezë Sali Berishën dhe famlijarët e tij. Në prag të nisjes së sesionit parlamentar zoti Basha njoftoi se personalisht kishte vendosur të largonte zotin Berisha nga grupi parlamentar i PD.