RTSH 24 Live

Aktualitet

Bëri postime të rreme për pandeminë, Twitter i bllokon llogarinë konsgresmenes amerikane

20/07/2021

Bëri postime të rreme për pandeminë, Twitter i bllokon llogarinë konsgresmenes amerikane

Twitter ka pezulluar llogarinë e ligjvënëses republikane Marjorie Taylor Greene, pasi akuzohet për postime të rreme në lidhje me koronavirusin. Greene, një kongresiste republikane, ka qenë një kritike e hapur e vaksinave dhe përdorimit të maskave.

Në dy postime të hënën, ajo argumentoi se vaksinat nuk duheshin kërkuar dhe se Covid nuk ishte i rrezikshëm për njerëzit e moshës nën 65 vjeç që nuk janë obezë. Të dy postimet shfaqen ende në llogarinë e saj, por janë etiketuar nga Twitter si "mashtruese".

Javën e kaluar, Presidenti Joe Biden u bëri thirrje rrjeteve sociale të ndërmarrin më shumë veprime kundër përhapjes së informacionit të rremë në lidhje me virusin dhe vaksinat në platformat e tyre.

"Ata po vrasin njerëz," u tha Biden gazetarëve. "E vetmja pandemi që kemi është midis të pavaksinuarve."

Zyrtarët shëndetësorë amerikanë kanë paralajmëruar se rritja  aktuale e vdekjeve dhe infeksioneve nga Covid-19 po godet ekskluzivisht komunitetet e pavaksinuara. Në janar, Twitter pezulloi përgjithmonë llogarinë e Presidentit Donald Trump.