RTSH 24 Live

Aktualitet

Berati dhe Matera marrëveshje binjakëzimi, projekte të përbashkëta në çështjet sociale, kulturore, ekonomike e turistike

22/06/2022

Berati dhe Matera marrëveshje binjakëzimi, projekte të përbashkëta në çështjet sociale, kulturore, ekonomike e turistike
Momente nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Binjakëzimit

Bashkia e Beratit ka nënshkruar Marrëveshjen e Binjakëzimit me bashkinë Matera në Itali.

Protokolli i Binjakëzimit parashikon projekte të përbashkëta në çështjet sociale, kulturore, ekonomike, shkëmbimit të informacioneve midis të rinjve, promovimin e përbashkët turistik dhe organizimin e eventeve të përbashkëta.

Për kryetarin e bashkisë Berat, Ervin Demo, shumë shpejt do të ketë hapa konkret përsa i përket këtij bashkëpunimi.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes dy palëve, rreth rëndësisë së këtij binjakëzimi kanë folur edhe Presidenti i provincës së Materës Pierro Marrese dhe kryebashkiaku i Materës Domenico Bennardi.

"Ne nënshkruan sot një pakt vëllazërie mes dy bashkive, në aspektin e bukurisë, artit dhe turizmit kulturor. Ka ardhur momenti të ndajmë mes nesh strategji të zhvillimit, duke qenë se Matera është cilësuar Kryeqyteti Europian i Kulturës. Ne mezi presim që Shqipëria të hyjë në Europë sepse kjo do të na lejojë edhe më shumë të vazhdojmë drejt një dialogu mbi kulturën, artin dhe historinë e dy vendeve"-,tha Bennardi.

Matera dhe Berati janë qytete të cilat i bashkojnë rrënjët e hershme, janë dy bashki që kanë shumë të përbashkëta pasi gëzojnë të dyja statusin e UNESCO-s dhe shtyllën kryesore të zhvillimi kanë turizmin.

/rtsh/