RTSH 24 Live

Kronika

Benet Beci takim në fabrikën e veshjeve Bellador: Interes maksimal për mbarëvajtjen e biznesit

02/04/2021

Benet Beci takim në fabrikën e veshjeve Bellador: Interes maksimal për mbarëvajtjen e biznesit

Në kuadër të takimeve që po zhvillon në qytetin e Shkodrës, numri tre i listës se Partisë Socialiste në Shkodër, Benet Beci, ka vizituar fabrikën e veshjeve Bellador.

Gjate pranisë së tij në ambientet e kësaj fabrike, kandidati socialist është njohur nga afër me procesin e punës por edhe me vështirësitë që po kalon biznesi fason, që nga pandemia, vështirësitë për gjetjen e punonjësve të kualifikuar apo dhe vështirësitë që vijnë nga ligji i tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

Gjatë bisedës me drejtuesit e fabrikës, Beci ka shprehur interes dhe ka kërkuar te njihet ne detaje me trajtimin financiar të punonjësve dhe lehtësirat që mund të krijohen me ligj për ta. Ndërsa ka premtuar se çdo problematikë e ngritur do të diskutohet në një takim tjetër më të zgjeruar bashkë me specialistë të sektorit.

‘Sot isha në një nga fasoneritë më të konsoliduara në Shkodër, BELLA DOR. Pata mundësi të diskutoja me drejtuesit e menaxherët e saj, të njihesha nga afër me sfidat e shqetësimet e këtij komuniteti e te krijoja perceptime konkrete.

Ata janë njerëz të biznesit e sigurisht flasin me shifra e terma konkretë. Në oborr dhjetra biçikleta, shumë prej tyre edhe me kosha për fëmijë; plot të tjera të parkuara në fundin e një rruge të prishur e të pasistemuar, edhe pse vetë komuniteti ka kontribuar financiarisht për rikonstruksionin e saj.

Futesh në repart e përballë ke qindra gra që duke punuar çojnë përpara jo vetëm biznesin, por edhe ekonominë e familjeve të tyre.

Krijimi i një strategjie të mirfilltë bashkëpunimi me hapa të qartë e përgjegjësi të dyanshme padiskutim që do ta ndihmojë këtë mekanizëm punësimi në qytet e përmes tij edhe shumë banorë të tij.’- shkruan Beci.