RTSH 24 Live

Televizion

Befason këngëtari, e kishte mbajtur sekret: Jam bërë baba!

13/05/2023

Befason këngëtari, e kishte mbajtur sekret: Jam bërë baba!

Ndodh edhe kështu! Këngëtari aq i dashur i muzikës popullore Renato Jaho zbuloi eksluzivisht për Ermal Peçin në programin 'Më prit në fundjavë' se është bërë baba. Po e lexuat shumë mirë.

Prej 3 muajsh ai është bekuar me një vajzë edhe pse publiku nuk di asgjë.

'Ermal po e them këtu për herë të parë. Unë jam bërë baba prej 3 muajsh. E di që u surprizove por se kam ndarë me asnjëri. Unë jetën private e kam të shenjtë, deri më sot kam dashur ta kem timen. Jam bërë baba dhe jam shumë i lumtur' - tregoi këngëtari.

Teksa Ermali i tha me shaka se në studio kishin siguruar një foto të saj ai tha prerë: 'S'ka asnjë shans. Nuk do ketë imazh të saj publik. Ndoshta më vonë, tani jo' - vijoi Renato.

Këngëtari tregoi emrin e saj, Natali, dhe tha se ishte një zgjedhje rastësore e momentit të fundit.

/rtsh.al/