RTSH 24 Live

Politikë

BE thirrje për forcimin e rendit dhe sigurisë, Hohmann: Zbatimi i ligjit, detyrim për negociatat

28/09/2022

BE thirrje për forcimin e rendit dhe sigurisë, Hohmann: Zbatimi i ligjit, detyrim për negociatat

Bashkimi Europian ka përsëritur thirrjen për forcimin e institucioneve të rendit e sigurisë në Shqipëri. Në përfundim të një projekti binjakëzimi, ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Christiane Hohmann tha se bashkëpunimi për forcimin e zbatimit të ligjit është edhe më strategjik pas fillimit të negociatave. 

Fillimi i procesit të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE e bën bashkëpunimin tonë për zbatimin e ligjit dhe sundimin e ligjit në një kuptim më të gjerë, edhe më strategjik dhe të rëndësishëm. Shqyrtimi i kapitullit 24 (Drejtësia, Liria dhe Siguria) filloi në Bruksel javën e kaluar (zëvendësministri Hodaj ishte atje) dhe, siç mund ta dini tashmë, përparimi në sundimin e ligjit do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë në BE", tha Hohmann.

Duke veçuar qëllimin kryesor të këtij bashkëpunimi atë që promovimit të efikasitetit dhe autonomisë së Akademisë, ambasadorja Hohman bëri të ditur se projektimi i Bashkimit Europian ka qenë dhe përgatitja për akreditimin e Akademisë së sigurisë. 

Nëse ka një arritje të veçantë që do të doja të theksoja, është mbështetja e projektit për përgatitjen e akreditimit të Akademisë së Sigurisë si institucion i arsimit të lartë. Akreditimi i Akademisë do të hapë mundësi të reja bashkëpunimi me institucione dhe akademi të ngjashme dhe do të lehtësojë njohjen e përpjekjeve të studentëve. Fatkeqësisht, procesi i akreditimit nuk mundi të përfundonte gjatë jetës së këtij projekti. Ne besojmë që Akademia e Sigurisë të përfundojë sa më shpejt këtë proces të rëndësishëm”, tha Hohmann.

Ambicia europiane e projektuar mbi Akademinë e Sigurisë së Shqipërisë konsiderohet si hap shumë i rëndësishëm për Bashkimin Europian  referuar vlerësimit të ambasadores Hohman se kjo do t'i mundësojë asaj të zhvillohet më tej dhe të bëhet pikë referimi mes institucioneve me reputacion të arsimit të lartë.

/rtsh/