RTSH 24 Live

Maqedoni e Veriut

BE shpreh ngushëllimet për viktimat e spitalit të Tetovës

09/09/2021

BE shpreh ngushëllimet për viktimat e spitalit të Tetovës

Bashkimi Evropian shpreh ngushëllime pas tragjedisë që mbrëmë ndodhi në spitalin antiCovid-19 në Tetovë.

“BE-ja shpreh ngushllime më të thella për familjet dhe miqtë e viktimave në rastin tragjik me zjarrin në spitalin e Tetovës, të specializuar për trajtim të pacientëve të sëmurë nga Covid-19. U urojmë shërim të shpejtë të plagosurve”, theksoi zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero.

Ngushllime ka shprehur edhe ambasadori i BE-së në vend, David Gear.

“Mendimet tona janë me tetovarët këtë mëngjes, pas ngjarjes tragjike në spitalin antiCovid-19. Ngushëllime të sinqerta për familjet dhe miqtë e viktimave dhe dëshira më të mira për shërim të shpejtë të të plagosurve”, shkruan Gear në Twitter.

Zjarri, i cili ka shpërthyer në spitalin e Tetovës, mbrëmë rreth orës 21:00, sipas informacionit zyrtar ka shkaktuar vdekjen e të paktën 14 personave.

Shkaqet për zjarrin ende nuk janë të njohura.