RTSH 24 Live

Botë

BE shpall Rusinë shtet sponsor të terrorizmit

23/11/2022

BE shpall Rusinë shtet sponsor të terrorizmit

Parlamenti Evropian e ka caktuar Rusinë një shtet sponsor të terrorizmit.  Masa, e cila është kryesisht simbolike, bazohet në sulmet ushtarake të Moskës ndaj objektivave civile si infrastruktura energjetike, spitalet, shkollat ​​dhe strehimoret.

Nuk ka asnjë kornizë ligjore për të mbështetur masën, por BE-ja tashmë ka vendosur sanksione të rrepta ndaj Rusisë. Në përgjigje, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ai e mirëpret vendimin dhe bëri thirrje që Rusia të "izolohet në të gjitha nivelet".

"Unë e mirëpres vendimi e PE për të njohur Rusinë si shtet sponsorizues të terrorizmit dhe si shtet që përdor mjetet e terrorizmit. Rusia duhet të izolohet në të gjitha nivelet dhe të mbahet përgjegjëse për t'i dhënë fund politikës së saj të gjatë të terrorizmit në Ukrainë dhe në mbarë globin", shkruan Zelensky. 

/rtsh.al/