RTSH 24 Live

Sociale

BE ndihmë për arsimin, Kushi: Përmirësojmë cilësinë dhe aksesin në sistemin parauniversitar

27/09/2022

BE ndihmë për arsimin, Kushi: Përmirësojmë cilësinë dhe aksesin në sistemin parauniversitar

Për tre vite me radhë Bashkimi Europian do të ndihmojë Shqipërinë në arsimin gjithpëfshirës me 2,3 milion euro për të përmirësuar cilësinë dhe aksesin në sistemin parauniversitar. Kjo do të thotë që dhënia e arsimit sipas nevojave do të ketë kurrikula të reja, trajnim për mësuesit dhe mbështetje psiko-sociale në shkolla, përfshirë këtu edhe dy shkollat për fëmijët që nuk degjojnë dhe nuk shikojnë

Ky project vjen në një moment shumë të rëndësishëm që lidhet me ndryshimet në ligjin aparauniversitar. Këto ndryshime synojnë përfshirjen e shkollave speciale në arsimin gjithëpërfshirës”, tha ministrja e arsimit Evis Kushi.

Ambasadorja e BE-së Christiane Hohmann e sheh këtë project si një mundësi madhore në ofrimin e shanseve të barabarta për integrimin e nxënësve me nevoja ndërsa vlerësoi rolin madhor që do kenë mësuesit në këtë nisëm

Rëndësia e jashtëzakonshme këtij projekti qëndron tek gjthëpërfshirja dhe sigurimi i një arsimimi sa më të mirë për të gjithë fëmijët që të zhvillojnë aftësitë e tyre, për tu dhënë mundësinë të marrin pjesë plotësisht në procese. Ashtu siç edhe mund ta shihni këtu, disa nga punimet artistike të cilat janë vendosur  dhe disa të tjera që ne i pamë në kabinetin e kompjuterave janë bërë nga disa nxënës që sot janë studentë e që filluan të zhvillojnë aftësitë e tyre kompjuterike.

Projekti do të hartojë 24 kurrikula moderne të bazuara në kompetenca për arsimin fillor dhe më pas do të ndihmojë për trajnimin e mbi 15.000 mësuesve për qasjet e reja”, tha Hohmann.

Entuziast për benefitet e projektit, Andi Dobrushi, drejtues  i “Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë“, një nga bashkëzbatuesit e projektit,  tha se suksesi matet nëse arrijmë të ndryshojë ato grupe nxënësish që janë në periferi të vëmendjes.

Simbolika e stome është shumë e qartë për ne. Të rikrijojmë një model që në të adhmen të përqafohet e të jetë pjesë e qëndrueshme e strategjisë së arsimit gjithëpërfshirës si një nga çelsat që sh’kyç të ardhmen e barabartë dhe dinjitoze për të gjithë fëmijët por duke mbetur koshient që ky është një proces afatgjatë që nuk zgjidhet dhe përmbyllet me një projekt por me një angazhim afatgjatë të ministrisë dhe aktorëve të shoqërisë civile”, tha Dobrushi.

Në përfundim të këtij projekti pritet të përfitojnë 135 mijë fëmijë duke përfshire edhe ata të dy shkollave speciale, do të ngrihen 320 kabinete për shërbimet psiko-sociale, dy qendra burimeve për fëmijët që nuk dëgjojnë dhe shikojnë si dhe do trajnohen 320 mësues.

/rtsh/