RTSH 24 Live

Televizion

BE ndan çmimet për gazetarinë investigative në Tiranë

09/09/2021

BE ndan çmimet për gazetarinë investigative në Tiranë

Delegacioni i Bashkimit Europian vlerësoi me 3 çmime të para punën e guximshme të gazetarëve investigativë si dhe çertifikoi grupin e parë prej 5 gazetarësh në vend me titullin "trajnerë të gazetarisë investigative".
Gazetarja Luljeta Progni është vlerësuar me çmim të parë për kroniken “Skllevërit e Naftës“. Materiali vendos në qendër historinë njerëzore të naftëtarëve shqiptarë që prej vitesh luftojnë për të drejtat e punës dhe statusin e tyre. 
Ndërsa me një seri prej 5 shkrimesh hulumtuese lidhur me pasojat e termetit shkatërrues të nëntorit 2019 është vlerësuar gazetari Geri Emiri .
Çmimi i tretë u është dhënë gazetareve Anila Hoxha dhe Esmeralda Keta, për shkrimin “Qeveria manipuloi bilancin e ndihmave për shtresat në nevoje gjatë covid 19“, një hulumtim në një kohë të vështirë pandemie lidhur me mbështetjen  ndaj familjeve të varfëra dhe përgjigjien e administratës shtetërore lidhur me këtë.
BE ka çertifikuar grupin e parë të trajnerëve të gazetarisë  investigative, të cilët do të shërbejnë si udhërrëfyesit e gazetarëve të rinj në gazetarinë hulumtuese duke ju ofruar atyre metodologjitë më të mira në fushën e kërkimit dhe të hartimit të një lajmi me karakter hetues. 
Ky grup përfaqësohet nga janë gazetarja e departamentit të lajmeve në RTSh Sonila Mlloja, gazetarja Elira Çanga, Elisa Gjerani, Vjola Keta dhe  Besar Likmeta 
Prej vitesh Bashkimi Evropian  dhe prezenca e BE organizon konkurse dhe trajnime të vazhdueshme për gazetarët investigativë me qëllim promovimin dhe nxitjen e gazetarisë hulumtuese.